Përgjigja më e
mirë për këtë pyetje është "Shume mire".
Te punosh “Shume mire” nen presion eshte nje nga pikat tuaja te forta
qe ju jep avantazh. Por duke thene “shume mire” nuk mjafton sepse ju
duhet te shpjegoni menyren se si ju mund te menaxhoni nje situate kur
duhet te punoni nen presion dhe se si ju e transformoni presionin ne
produkt pozitiv. Bejani te qarte intervistuesit qe ju jeni ne gjendje
te punoni shume mire ne situata nen presion dhe pa presion. Pergjigja juaj mund te ishte si me poshte: 1) Une kam aftesi qe t’i menaxhoj shume
mire situatat kur duhet te punoj nen presion. Sa here qe une ndiej
presionin e punes une perpiqem qe ta kontrolloj situaten ne aspektin
mendor dhe fizik. Aspekti mendor per mua do te thote qe te kontrolloj
nivelin e stresit dhe te perdor menyra per ta mbajtur sistemin mendor
ne gjendje te relaksuar duke menjanuar tensionin e panevojshem dhe
panikun gjate kryerjes se detyrave te ngarkuara. Aspekti fizik do
te thote ruajtja e kondicionit fizik nepermjet ushtrimeve per te
perballuar sa me mire stresin fizik. Por faktori me i rendesishme per
te perballuar punen nen presion eshte fakti qe une i shkruaj detyrat e
mia ne nje liste sipas prioriteteve dhe kryej me pare ato detyra qe
jane me te rendesishme ne menyre qe t’i perfundoj sa me shpejt dhe me
efektivitet. 2) Unë punoj shume mire
nën presion sepse une nuk jam tip qe perfshihet nga paniku dhe
tensioni i panevojshem. Presionin ne pune une e konvertoj ne nje force
nxitese per te punuar me shpejt dhe me eficence. Zakonisht une kam
kontroll mbi situaten dhe i kryej detyrat e ngarkuara sipas
prioriteteve duke u perqendruar tek detyrat me te rendesishme ne fillim
dhe pastaj vazhdoj me detyrat e tjera derisa i perfundoj plotesisht. 3) Situatat e punes nen presion kane qene
gjithmonë një eksperience pozitive per mua sepse ne situata
te tilla une kam mesuar shume dhe jam pjekur ne profesion dhe ne
karakter. Unë kam punuar gjithmonë me eficence dhe
brenda afatit ne te tilla situata dhe pas cdo eksperience te tille e
kam ndjere veten me te afte, me eficent dhe me konfident. 4) Opinioni im eshte se une jam ne
gjendje te punoj njesoj si ne situata presioni ashtu dhe ne situata
normale. Ne situata presioni une perpiqem qe ti shmang faktoret
emocional dhe perqendrohem tek detyrat e mia pavaresisht se hapesira
kohore mund te jete e ngushte. Unë jam nje person shume i
organizuar, i kryej detyrat sipas prioriteteve dhe kjo metode pune me
jep nje avantazh mbi situaten e presionit. Ne rastet kur koha
behet nje faktor i limituar une i rris perpjekjet e mia dhe punoj
jashte orarit per te perfunduar detyrat e ngarkuara brenda afatit te
caktuar kohor. Pra, situata e punes nen presion nuk ka ndikim mbi punen
dhe produktivitetin tim. 5) Ne situatat e punes nen presion une
punoj shume mire sepse une mendoj qe presioni pozitiv ne pune behet nje
faktor i fuqishem i cili cliron rezerva energjie dhe iniciativa te
pashfrytezuara qe mund te jene deri diku te fjetura brenda njerezve.
Disa nga ngjarjet më të mëdha në historinë
njerezore kane qene rezultate te situatave nen presion, dhe situata te
tilla kane kerkuar per njerez dhe vendime rendesishme. Presioni
pozitiv arrin qe te zgjoje energji te medha dhe te nxjerre ne pah
vlerat me te mira njerezore. Megjithatë, kur tensioni, presioni
dhe emergjencat fillojne te behen pjese e rutines ditore ath presion
pozitiv transformohet ne presion negativ. Energjite njerezore
konsumohen plotesisht dhe lodhja mund te mbizoteroje. Një menaxher
kompetent arrin ta kontrolloje presionin ne pune dhe ta shpërndaje
atë në doza efektive per te rritur produktivitetin.