Pyetje dhe pergjigje ne interviste pune
Përgjigjet tuaja mund të jene:
1) Unë kam
aftesi qe te kryej nje volum
te madh ne punen time dhe nqs do te ishte e nevojshme une do te punoja
jashte
orarit per te kryer detyrat e ngarkuara. Kjo menyre pune ben qe koleget
dhe
bashkepunetoret e mi te kene besim dhe respekt tek une dhe
produktiviteti i
grupit te jete maksimal.
2) Unë kam
nje karakter te adaptueshëm,
dhe jam ne gjendje qe te sillem ne menyren e duhur me cdo karakter ne
cdo
situate duke nxjerre ne pah anen me pozitive te kolegeve dhe te
bashkepunetoreve te mi, pavaresisht nga diversitetet e opinioneve dhe
situatave
konfliktuale. Unë mund te mesoj shume shpejt njohuri dhe koncepte
te reja te
teknologjise , dhe jam ne gjendje te analizoj shpejt situata dhe
subjekte te
reja dhe ti shtoj punes time vlerat e mia origjinale. Gjithashtu une
kam aftesi te
identifikoj problemet qe dalin dhe te gjej
ne kohe te shkurter zgjidhjen me
te mire te mundshme.
3) Pika ime me e
forte eshte se unë kam
vlera etike te larta dhe u kushtoj shume vemendje detajeve te cilat
perbejne
sekretin e suksesit. Unë besoj tek miqesia e sinqerte me koleget dhe
bashkepunetoret e mi.
4) Unë kam aftesi shume te mira per te punuar ne menyre
eficente dhe me
cilesi ne grupe pune te vogla ose
mesatare. Ne kete menyre une mund te kryej nje volume te madh pune brenda një kohe shume të
shkurtër duke kryer ne
kohen e duhur detyrat e ngarkuara.
5) Unë kam aftesi shume te
mira ne
planifikimin dhe zbatimin e detyrave te ngarkuara,
duke percaktuar me detaje te hollesishme
menyren e kryerjes se detyrave. Cdo jave une planifikoj detyrat qe do
kryej dhe
percaktoj edhe strategjine e kryerjes se tyre. Mua me pelqen te punoj
ne grup sepse une arrij te zbuloj pikat me te forta
te secilit individ dhe ti perdor ato qe te prodhojne rezultate sa
më të larta.
6) Si individ, unë e perfytyroj veten si nje pakete ku
brenda ndodhen te
gjitha pikat e mia me te forta dhe vlera ime nuk mund te bazohet vetem
ne nje
pike te forte te izoluar.
7) Pika ime me forte eshte aftesia dhe energjia qe une kam
për të gjetur
rrugën më të shpejtë dhe më efikase për
të kryer detyrat e ngarkuara. Si
rrjedhoje unë jam në gjendje qe ta rris volumin e punes qe
kryej duke e ruajtur
cilësinë ne nivele te larta.
Një pike tjeter e forte është menyra se si
komunikoje me koleget dhe me
bashkepunetoret e mi dhe kjo gje ka bere qe te kem mbështetjen e
plote dhe
bashkëpunimin e tyre ne punen time. Gjithashtu une jam sensitiv
ndaj njerezeve
me karaktere te ndryshme, sepse persona te ndryshem kane kerkesa te
ndryshme
dhe secili ka motivacion te ndryshme ne punen qe kryen.
-----------------------------------------