Site hosted by Angelfire.com: Build your free website today!

Pyetje dhe pergjigje ne interviste pune

 

 

Pyetje 3 - Cilat janë pikat e tua me te dobeta?

 

Kini kujdes- Kjo është një pyetje eliminuese që bëhet për të shkurtuar listën e kandidatëve. Duke pranuar një  dobësi ose një gabim do të fitoni noten 10 për ndershmërinë, por ama do merrni noten 4 për intervistën.

Përgjigja do ishte inteligjente nqs ju do arrini te mbuloni me elegance dobësinë me një pike te forte.

Shembull: “ Unë i detyroj njerezit qe te punojne shume edhe kur ata nuk duan. Mua më pëlqen të punoj shumë shpejt, dhe jo çdo njeri arrin të më ndjekë.”

Kjo teknike është më e mirë se të pranosh një dobësi, por është shumë e përdorur dhe njihet nga çdo intervistues me përvojë.



Teknika te tjera:



Nje gjemb mund te jete shume i vogel por ai mund te shpoje dhe te shkaktoje dhimbje.

Pra nje pike e dobet mund te jete shume e vogel, por ajo mund te behet shkaku qe ju te mos kualifikoheni per vendin e punes ....  kini kujdes!!

Kurrë mos thoni se “ju jeni nje qen i punës, qe kerkoni persosmeri” - sepse kjo do dukej si cilesi negative. Mundohuni qe nje cilesi negative ta konvertoni ne nje cilesi pozitive.
Për shembull, në vend të shprehjes “qen i punës”  ju mund të thoni se jeni një person qe punoni shume dhe i gatshem per te punuar jashte orarit zyrtar.
Ne vend te shprehjes “kerkoj persosmeri” , ju mund të thoni se u kushtoni shume vemendje detajeve dhe gjithmone kerkoni standarte te larta ne pune.


Mundohuni ta paraqisni nje pike te dobet tuajen sikur te ishte pike e forte dhe bejeni te duket sikur eshte dicka nga e cila kompania mund te perfitoje.

Shembuj:

1) Një nga dobësitë e mia, sic e perceptoj une personalisht, është kompromisi me kohen per te rritur cilësinë dhe përsosmërine. Pra do preferoja te harxhoja pak me shume kohe per nje detyre te ngarkuar ne menyre qe ta kryeja me sa me shume cilesi.


2) Nganjehere me duket sikur nuk i kushtoj vemendjen e duhur detajeve. Unë jam nje person që dëshiron të kryeje sa me shume volum pune per nje kohe sa me te shkurter. Por shpesh e ndiej se volumi i tepert ndikon negativisht mbi cilesine e produktit prandaj vazhdimisht jam ne kerkim te balances midis volumit dhe cilesise se punes.

3) Ka raste kur duhet te kryej ndonje detyre qe nuk e kam kryer me pare dhe mund te kem nevojë për ndihmën e ndonje kolegu qe e ka bere me pare kete proces pune , por unë përpiqem qe ta zgjidh vete me njohurite e mia dhe nuk kam kurajon ti drejtohem kolegut per ndihme sepse nuk dua  qe te krijoj pershtypjen tek ata sikur une pyes per cdo gje qe nuk e di.
Kjo menyre te vepruari nganjehere te harxhon shume kohe dhe do ishte me eficente nqs une do t’i drejtohesha kolegut me disa pyetje duke kursyer kohen dhe duke e perfunduar me shpejt detyren e ngarkuar. Unë jam duke u perpjekur qe te vleresoj ne menyre objektive se kur eshte momenti i dobishem per te kerkuar ndihme nga koleget dhe bashkepunetoret e mi.

4) Shume shpesh koleget me kane thene se une u kushtoj shume vemendje detajeve dhe hollesive ne kryerjen e detyrave. Sic duket ata do ta kene krijuar kete pershtypje sepse une e kam bere praktike timen qe te kontrolloj punen qe kam kryer nje ose dy here ne dite për t'u siguruar qe cdo gje është kryer ne menyre te sakte dhe te plote.

5) Unë mendoj se një nga dobësitë e mia është mungesa e durimit. Sa here  që une punoj ne nje grup pune dhe ndonjeri nga anëtarët e grupit  nuk eshte ne gjendje te kete performancen qe pritet une filloj te ndihem i paduruar. Unë kam mirekuptim per ata persona qe jane duke punuar shumë edhe nqs detyra e tyre është e vështirë, por ndonjëherë ka persona te cilet nuk e kryejne dot  detyrën për shkak të paaftësisë dhe te dembelizmit. Une perpiqem qe ti ndihmoj anetaret e grupit duke u shpjeguar koncepte qe ata mund te mos i kene te qarta dhe nqs ata shfaqin shenja te dembelizmit dhe te zvarritjes se detyrave ath une i inkurajoj ata qe te kryejne detyrat duke ua kujtuar gjithmone faktin qe ne kemi nje afat te percaktuar per te perfunduar produktin e perbashket. Une e kam te qarte qe jesh i padurueshem nuk eshte nje aspekt pozitiv ne punen me njerezit dhe jam duke i kushtuar vemendje te vecante permiresimit te ketij aspekti ne punen time.

6) Unë nuk kam ndonjë pike te dobet qe mund te interferoje ne kryerjen e detyrave te ngarkuara. Nje dobesi e imja eshte qe ndonjehere mbetem pak mbrapa ne plotesimin e raporteve te aktiviteteve javore.
Ka raste qe me duhet te plotesoj 2 ose 3 raporte ne te njejten kohe dhe ne te tilla raste une rri edhe jashte orarit te punes per t'i perfunduar ato. Une kam një memorje shume të mirë, por gjithashtu une mbaj shënime të detajuara ne kalendarin tim per te qene sa me efektiv.


7) Le të supozojmë se jeni duke aplikuar për pozicionin Manaxher Shitjesh. “ nëse më jepet një mundësi zgjedhje, do të më pëlqente ta kaloja kohën me shume përballë prespektivave të shitjes se sa të merresha me shfletimin e shkresave në zyrë. Sigurisht, kohë më parë kam mësuar se si behen dokumentat e zyres dhe e bëj këtë me saktesi, por ajo që më pëlqen të bëj më shumë është të shes ( nëse intervistuesi juaj do të ishte një manaxher shitjesh, kjo do te ishte pika me e forte per ta fituar vendin e punes.)


8) Une mendoj se nje nga dobesite e mia eshte Menaxhimi i Kohes. Kete gje e kam vene re ne rastet kur kam patur volume te madh pune ne momente te caktuara. Nqs do kisha bere nje Menaxhim me te mire te kohesh duke planifikuar ne avance te gjitha detajet ath shperndarja e volumit te punes do kishte qene me e njetrajtshme. Per te permiresuar kete aftesi kam vendosur qe te lexoj libra qe trajtojne temen e Menaxhimit te Kohes.

 

9) Une mendoj se nje nga dobesite e mia ka lidhje me aftesite ne Prezantim kur jam perballe nje audience te madhe. Kur audiencat jane te vogla une ndihem shume konfident por kete gje duhet ta bej edhe me audiencat e medha. Duhet te bej me shume praktike ne kete drejtim.







 


 <  Kthehu te Faqja e Pare                                                Faqja tjeter  >




----------------------------------